Tërbohen mediat serbe: Jonida Maliqi na provokoi me simbolin e shqiponjës me duar (FOTO LAJM)

Siç duket mediat serbe, ende besojnë se bërja e shqiponjës me duar është vetëm provokim për ta.

Mediumi serb b92, ka shkruar “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tyre, Jonda Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori