Bie nga liga, tifozët irritohen me klubin legjendar, futen në fushë dhe godasin me grushte (VIDEO)

Një kaos i vërtetë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Debrecenit dhe Paksi, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Pikërisht me këtë barazim, klubi i njohur i Debrecenit ra nga kategoria, duke sjellë një irritim të madh tek tifozët.

Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë ët mërzitur për këtë rënie nga kategoria. Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

Ata u quajtën shkaktarët kryesorë për rënien e skuadrës dhe tifozët nuk kanë nguruar t’i godasin, ku Nikolla Trujic dhe Luka Milutinovic, pësuan disa dëmtime të mëdha. Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.


Shtuar 28.06.2020 15:24