Tërbim ndaj fustanit të Ivanka Trump (FOTO LAJM)

Teksa në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer protestat kundër urdhrit të Donald Trump për bllokimin e emigrantëve në SHBA dhe të gjithë atyre që vijnë nga shtatë vende myslimane, vajza e Presidentit Ivanka, ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet me bashkëshortin, Jared Kushner, këshilltar i Presidentit dhe njeri me peshë në administratën amerikane.

Shumë njerëz të zemëruar kanë komentuar në Twitter duke përdorur frazën e famshme të Maria Antoneta gjatë protestave të Parisit, në prag të revolucioni francez: “Nëse kanë uri do të hanë biskota”.
Shtuar më 09/04/2018, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori