Tentoi të kalonte kufirin i fshehur në valixhe, kapet nga policia refugjati në Spanjë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia ka vendosur në pranga dy marokenë, të cilët kishin provuar të fusin ilegalisht emigrantë në Ceuta, enklavën e Afrikës Jugore në Spanjë, duke fshehur dy refugjatë në një veturë dhe në një tjetër në valixhe.

Refugjatët janë gjeturfshehur pas një kontrolli që policët i bënë automjetit në të cilin ata ndodheshin.

Gruaja dhe burri, të cilët mendohen të jenë nga Guinea, kishin marrë ndihmën e parë për shkak se kishin pasur pak hapësirë për të marrë frymë.

Përpos kësaj ngjarje, një afrikan i ri është gjetur në një valixhe të një gruaje. Incidenti ka ndodhur më 30 dhjetor dhe personi që ishte gjeturvalixhe ishte nga Gaboni, kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Një femër 22-vjeçare nga Maroku kishte provuar që ta fuste në Ceuta, por policia e kishin urdhëruar që ta hapte valixhen, ku e kishin gjetur të riun nga Gaboni. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori