Tensionohet situata në Missouri, ndërhyn Garda Kombëtare (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Shteti amerikan i Missourit dislokon Gardën Kombëtare në Ferguson, për shkak të përshkallëzimit të protestave pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë të paarmatosur.

Një turmë prej rreth 400 vetësh po marshonte paqësisht, ku kishte edhe familjarë e fëmijë, kur policia përdori forcën për t’i shpërndarë ata.

“Tymueset janë hedhur edhe pse situata nuk u provokua deri në atë pikë sa të përdoreshin, - tha një 45-vjeçar protestues. - Është një protestë e udhëhequr nga fëmijë me biçikleta. Më pas, e dini vazhdimin, ata thjesht na thonë ‘shkoni në shtëpi’”, u shpreh protestuesi Anthony Ellis. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori