Tensionohet sërish situata mes Rusisë dhe Ukrainës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë gjithmonë e më të larta, ndërsa Kievi e akuzon Moskën se po mbështet rebelët separatistë me armatime.

Në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës janë stacionuar forca dhe tanke ruse. Ekspertët druhen se tensioni mund të përkthehet në një konflikt të hapur mes dy vendeve. Ukraina e ka akuzuar Moskën se po dërgon gjithmonë e më shumë pajisje ushtarake tek rebelët, përfshi këtu edhe tre sisteme raketash. Ky zhvillim i rëndësishëm vjen në një moment kur Kievi ka pranuar se ka shkatërruar një autokolonë të blinduar ruse, kurse rebelët thonë se kanë rrëzuar një Mig- 29 të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori