TENSIONET / Greqia paralajmëron Turqinë: Po shkelni vijën e kuqe! (FOTO LAJM)

Greqia ka paralajmëruar Turqinë se po shkelin vijën e kuqe të Athinës. Ministri i Jashtëm grek, Nikolas Kotzias, ka thënë se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku.

"Disa njerëz në Turqi mendojnë se Greqia mund të bëhet si Siria apo Iraku. Loja që ata luajtën në Farmakonisi është një dhunim serioz i të drejtës ndërkombëtare dhe mendoj se ata duhet ta dinë se ne nuk do të jemi gjithmonë tolerues, se përgjigjja jonë nuk do jetë si ajo që dhamë, do të jetë shumë më e ashpër," tha ministri i Jashtëm grek, Kotzias, gjatë një interviste për "Skai".

"Dua ta përsëris nga kjo intervistë se ata nuk janë instrumentet e vetëm që ne kemi. Ne nuk jemi Siria, e cila është shkatërruar, as Iraku i ç'organizuar.

Turqia gabon nëse mendon se duke qenë se kemi një krizë ekonomike ne jemi të dobët sa i përket sigurisë së vendit. Ata po bëjmë një gabim të madh. Ngase kemi probleme ekonomike kujdesi jonë për sigurinë dhe sovranitetin e vendit tonë është më i madh se në të kaluarën", ka vazhduar Kotzias.

Kujtojmë se vevtëm një ditë më parë, tensioni mes dy vendeve fqinje shënoi rritje pasi dy luftanije greke dhe turke u vunë ballë për ballë 100 metra larg njëra-tjetrës. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori