Tension në qiell, Rusia dërgon dy bombardues atomik në kufi me SHBA-të (FOTO LAJM)
Pranie e dy aeroplanëve rus që mund të transportojë mbushje bërthamora në hapësirën
ajrore të Alaskës shkaktoi panik në marinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fill pas konstatimit se dy avionë të tipit "TU-95 Bear" po fluturonin pranë hapësirës
ajrore të SHBA u ngritën në ajër dy avionë F-22, të cilët sot për sot janë më të sofistikuarit në botë duke bërë vëzhgimin nga afër të trajektorës së bombarduesve rusë.
Ngjarja vjen në një kohë kur kanë shpërthyer tensionet mes SHBA-së, Korësë se Veriut, Kinës dhe Rusisë në lidhje me programin
bërthamor të Kim Jong Un.
SHBA-të kanë dërguar një flotë shumë të fuqishme në gadishullin korean duke kërkuar ndalimin e programit
bërthamor nga Korea e Veriut. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017,
ora 08:52