Tendenca e pantallonave për këtë sezon (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pantallonat me belin e lartë duket se është tendenca vjeshtë-dimër 2014. Stilistë të ndryshëm kanë prezantuar linjat e tyre, ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës, duke lënë më pas koloret e nxehta të verës.

Ngjyrat tashmë do të zëvendësohen me tonalitete më të zbehta, duke ju përshtatur temperaturave të ulta të dimrit. Milly propozon pantallonat me bel të lartë, ngjyrë tulle dhe kafe të pjekur, të përdorura me rrip në mes dhe të ndara qartësisht në pjesën e këmbëve.

Ndërkaq, stilistja braziliane Barbara Casasola orientohet drejt siluetave më femërore, duke krijuar penca në pjesën e kofshëve dhe rrudha.

Isabel Marant i kushton rëndësi gjerësisë së pantallonave, duke i bërë ato komode dhe duke i shoqëruar me rripa elegantë. Ju ngelet ju të vlerësoni dhe zgjidhni atë se çfarë ju përshtatet stilit tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori