”Ma mbyll fjalën si në komunizëm”, vijojnë replikat mes Gjuzit dhe Ruçit

Tashmë replikat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi nuk mungojnë sa herë që mbahen seanca plenare.

Ditën e sotme, pas diskutimeve për proces verbalin kanë plasur të qeshurat por edhe ironia.

Pjesë nga debati

Kujtim Gjuzi: Dua të kem shkresë të proces verbalit të rendit të ditës. Mirë ma mbyll fjalën si në komunizëm.

Gramoz Ruçi: Në komunizëm nuk kishte elektronikë. Po të ishim në komunizëm, do ishte kështu siç do ti. Pas të qeshurave, Ruçi vazhdoi me rendin e ditës dhe nuk e vijoi më diskutimin me Gjuzin.


Shtuar 14.05.2020 08:28