Tashmë replikat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi nuk mungojnë sa herë që mbahen seanca plenare.
Ditën e sotme, pas diskutimeve për proces verbalin kanë plasur të qeshurat por edhe ironia.
Pjesë nga debati
Kujtim Gjuzi: Dua të kem shkresë të proces verbalit të rendit të ditës. Mirë ma mbyll fjalën si në komunizëm.
Gramoz Ruçi: Në komunizëm nuk kishte elektronikë. Po të ishim në komunizëm, do ishte kështu siç do ti. Pas të qeshurave, Ruçi vazhdoi me rendin e ditës dhe nuk e vijoi më diskutimin me Gjuzin.