DJ i famshëm shqiptar tregon si e përjetoi infektimin e babait të tij me COVID-19: Më ra si bombë!

“Kam rreth 40 ditë pa takuar babin, mamin, motrën, jam i izoluar në shtëpi…”

Dj i njohur Vik Kraja ka rrëfyer se si u ndje kur mësoi në media se babai i tij mjek, Dhimitër Kraja ishte infektuar me koronavirus teksa trajtonte pacientët e tjerë.

Viki u shpreh se u shqetësua shumë dhe iu duk sikur i ra bomba kur e pa lajmin në media.

“Babai është rikthyer përsëri në detyrë dhe po u shërben shqiptarëve. Pak a shumë isha njoftuar deri diku (në lidhje me infektimin e babait, mjekut Dhimitër Krajën), por kur e pashë në media u shqetësova, më ra si bombë.

Si të gjithë mjekët që bëjnë betimin e Hipokratit, sidomos babai im që është partizan i betuar i mjekësisë. Nuk di të të them sepse shumë gjëra familjes i mbahen të fshehta, shpresoj ta ketë kaluar sa më shpejt.

Kam rreth 40 ditë pa takuar babin, mamin, motrën, jam i izoluar në shtëpi”, tha Dj në emisionin “Shqipëria Live”.


Shtuar 24.04.2020 14:54