Teleferiku, e ardhmja e transportit urban (FOTO-LAJM)

Në qytetet e të ardhmes, do të mund të shkojmë në punë, apo të lëvizim nëpër qytet me teleferik dhe jo më me mjete normale transporti urban. Janë të sigurtë dhe të qetë, ekonomike dhe të shpejtë, janë shembujt e Londrës gjatë Olimpiadave, të Rio de Janeiro, Singaporit dhe Medellin në Kolumbi. Ky lloj teleferiku, duke respektuar ajrin, nuk lëshon gaz toksik dhe kjo ka qenë tema e edicionit të parë të Citytech që është zhvilluar në Milano, ku është folur për mënyra të ndryshme të mjeteve lëvizëse dhe risitë e tyre. Teleferiku i parë urban në Itali, mund të aktivizohet në qytetin e Xhenovës.

Ky projekt ka kaluar shumë burokraci dhe tashmë është dërguar kërkesa në Bashkimin Europian për të marrë financime. Edhe në kryeqytetin italian, Romë, nga më shumë se 10-të vite është krijuar një projekt i tillë, që më pas është ndaluar nga Ministria e Kulturës. Kryeqyteti i Francës,Parisi, do të ketë një transport të tillë në vitin 2015-të. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2013, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori