Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Teksasit do t'i duhen miliarda dollarë për t'u kthyer në normalitet (FOTO LAJM)

Banorët dhe autoritetet në juglindje të Teksasit janë duke u përgatitur për një kthim në gjendjen normale gjë për të cilën do të nevojiten vite dhe mbase do të kushtojë me miliarda dollarë amerikanë.

Qytete të tëra janë zhytur nga ujërat e përmbytjeve. Autoritetet kanë thënë se mbi 37 mijë shtëpi janë dëmtuar, 7 mijë të tjera janë shkatërruar tërësisht, ndërsa mijëra të tjera pësuan dëme të vogla.

Kryebashkiaku i metropolit Houston, Sylvester Turner tha se ai do të kërkojë të paktën 74 milionë dollarë ndihma financiare vetëm për të mënjanuar mbetjet nga Uragani Harvey.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për personel shtesë për të ndihmuar në aplikimet e proceseve nga banorët që kërkojnë ndihmë.

“Ne kemi nevojë për një ushtri agjentësh të FEMA-s në terren për të ndihmuar njerëzit, jo vetëm për strehimore, por edhe njerëzit të cilët janë në shtëpitë e tyre, kështu që të mund t’u ofrojmë ndihma financiare që u nevojiten atyre dhe të mund të fillojë tranzicioni”, ka theksuar Turner.

paktën 47 persona humbën jetën si pasojë uraganit Harvey, numër ky që me gjasa do vazhdojë të rritet ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e kërkimit në zonat e përmbytura më parë. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2017, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori