Tek ky hotel paguan vetëm 1$ nata, por me 1 kusht! (FOTO LAJM)

Kur 27-vjeçari">27-vjeçari nga Japonia,Tetsuya Inoue vendosi të shkonte në hotelin e gjyshes së tij, "Asahi Ryokan" , nisi të mendonte për një mënyrë më efektive për rritjen e biznesit.

Pas shumë mendimesh, i erdhi ideja gjeniale. Po sikur të shfrytëzonte internetin për të tërhequr audiencën? Klientët që do të vinin në hotel do të paguanin vetëm 1$ nata, por me një kusht!

I gjithë qëndrimi i tyre në hotel të filmohej (livestream). Ç'do të thotë kjo? 27-vjeçari">27-vjeçari shpjegoi për CNN se ndonëse do të filmohen gjatë qëndrimit të tyre, nuk do të përgjohen bisedat që bëjnë apo telefonatat. Gjithashtu, në tualet nuk ka kamera dhe klientëve iu lejohet t'i fikin dritat.

Këtë, i riu nga Japonia e shpjegon më mirë na kanalin e tij në YouTube të quajtur "One Dollar Hotel" (Hoteli 1 Dollarësh).

"Doja të sillja një model të ri biznesi. Hoteli ynë është në anën e lirë të qytetit kështu që na duhej pak vlerë e shtuar, diçka e veçantë për të cilin njerëzit të flisnin. Të rinjtë sot nuk kanë shumë probleme me privatësinë. Ka shumë nga ata që nuk e kanë problem të filmohen nëse do paguajnë vetëm1 dollar nata.

Gjithçka ndodh në atë dhomë, gjendet më vonë në YouTube. Ndonëse është ende herët, 27-vjeçari">27-vjeçari duket se po ia arrin qëllimit të tërheqë audiencë. Edhe kur s'ka asnjë pushues në hotel, ai sërish u tregon njerëzve ç'ndodh në hotel.

Kjo dhomë 1 dollarëshe ndodhet në Fukuoka, vend të cilin CNN e konsideron "Must" për t'u vizituar të paktën një herë në jetë.

Qyteti njihet për pamjet piktoreske buzë detit dhe ushqimin fantastik. Për më tepër, hoteli kushton vetëm 1 dollarë!
Shtuar më 09/12/2019, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori