E rrahën simpatizantët e “Bashkë Fitojmë”, flet Erion Isai: Akt i turpshëm, nervoziteti tregon panik

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, ka folur për mediet në lidhje me sulmin që iu bë gjatë mesnatës nga sipmatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kujtojmë se Isait i është bërë pritë nga simpatizantët e Bashkë Fitojmë dhe është qëlluar me grushte. Ngjarja ka ndodhur teksa Erion Isai kthehej në shtëpinë e tij, me makinën zyrtare të Bashkisë Ersekë, kur i është bërë pritë nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në lidhje me lëtë, Isai tha se ngjarja është e turpshme dhe se veprimi tregon panik mga ana e kandidatëve të Bashkë Fitojmë.

Erion Isai: Më vjen keq për incidentin e ndodhur. Nuk dua të bëhem i viktimizuar, e as si I dhunuar, por ngjarja ëshë e turpshme. Ky veprim tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.” tha Isai.

/albeu.com/


Shtuar 14.05.2023 10:34