Të tmerrshmet e Europës, lista e grave më të kërkuara nga Europol (FOTO LAJM)

Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, – tha zëdhënësja e Europolit, Tine Hollevoet.

Shtuar më 19/10/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori