Të njëjtat skena, Miley Cyrus kopjon Elvana Gjatën në videoklipin e ri (FOTO LAJM)

Elvana Gjata publikoi këtë verë disa projekte që u kthyen hite dhe vazhdojnë të dëgjohen kudo. Këto këngë Elvana i solli me videoklipe ku si gjithnjë shfaqej me një stil unik, nga i cili siç duket frymëzohen edhe këngëtaret e huaja.

Kështu ka ndodhur me Miley Cyrus e cila së fundmi publikoi videoklipin "Slide away" dhe vëmendjen e ka marrë një skenë ku dallohet ngjashmëria e madhe me një skenë nga klipi i Elvanës "A m'don".

Ashtu si Elvana, edhe Miley shfaqet duke kënduar mbështetur pas një muri të bardhë, nën hijen e palmave, me flokët e shpupurisur e paksa të lagur dhe makeup thuajse njësoj.

Kënga e Mileyt flet për ndarjen nga Liam Hemsworth me të cilin këngëtarja ishte shumë vite në një lidhje dashurie.
Shtuar më 08/09/2019, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori