Prej gati një viti dyshja e
njohur Jenna
Dewan dhe Channing Tatum, jetojnë të ndarë, megjithatë ende nuk kishin
përfunduar procedurat e
divorcit.
Por tani çdo gjë ka marrë fund dhe martesa e tyre ka
përfunduar pas më shumë se 8 vitesh.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se procesi i
divorcit ka qenë i qetë dhe çdo gjë është ndarë me marrëveshje.
Përsa i përket kujdestarisë së vajzës, thuhet se të dy kanë të drejtë juridike dhe fizike për të qëndruar me vajzën.
Divorci vjen pak javë pasi
Dewan dhe i dashuri i saj i ri, ylli i Broadway, Steve Kazee, 43 vjeç, treguan se janë në pritje të fëmijës së parë.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 11:42