Të shtëna me armë zjarri në Sukth

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Durrës.

Sipas informacioneve të para të policisë, është qëlluar në ajër.

Gjithashtu mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Sukth Katund.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com


Shtuar 5.04.2023 20:18