Të lodhur nga xhinsi klasik? 5 opsionet e reja janë gjithçka që ju duhet këtë sezon (FOTO LAJM)

Jeni lodhur nga modeli klasik i xhinseve? Keni në gardërobë edhe një palë të tjera skinny dhe një palë në stilin ‘mom jeans’ dhë sërish nuk dini çfarë të bëni me to? Ka ardhur fiks momenti në të cilin duhet të rifreskojmë stilin e të veshurit të xhinseve në disa mënyra të reja. 5 janë opsionet që ju propozon sezoni i fundit të vitit, njihuni me to…

1.Xhinse më të gjata se zakonisht

Lajme të këqija për vajzat e shkurtra dhe super lajme për ato me këmbë të gjata. Xhinset e shkurtra deri tek kyçet e këmbëve janë zyrtarisht out, trendi i ri është pikërisht ky!


2.Xhinset e gjera

Ka ardhur koha të dorëzohemi dhe të “marrim frym딅 Xhinset e gjera janë ritkhyer në modë dhe duken në mënyrë fantastike nëse kombinohen me çizme ose taka të larta. Sigurohuni që beli i xhinseve të jetë i lartë dhe i mbërthyer ngushtë në bel.

3.Xhinset në ngjyrë gri të zbehur

Si çdo gjë tjetër klasike, edhe xhinset e zeza janë kthyer në diçka të nërzitshme e për t’i zëvendësuar ato ka një zgjidhje mjaft interesante. Provoni një palë xhinse në ngjyrë gri të zbehur dhe jepini veshjes një prekje “vintage” duke i kombinuar ato me xhaketa “oversize”. Gjeni formën e xhinsit që ju përshtatet më shumë dhe sapo keni krijuar një look të ri ndryshe nga herët e tjera.


4.Xhinset me penca

Nëse Chrisy Teigen mund t’i veshë, atëherë pse jo ne. Lloji më chic i xhinseve është tipik për ekspozimin e formave trupore, belin dhe vithet.


5.Xhinset në formë “relaxed”

Nëse xhinset “skinny” dhe ato “boyfriend” do të kishin një bebe, pasardhësi do të ishin pikërisht këto xhinse, as të ngushta, as të gjera. Ky është stili perfekt për kombinimin e pulovrave dhe është pikërisht ai që ju duhet për një look fundjave.
Shtuar më 08/09/2019, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori