Të jesh macja e Tylor Swift do të thotë të jesh më e pasur se motrat Kardashian (FOTO LAJM)

Shumë njerëz mund t’i duan kafshët, të tjerë lidhen shumë me to, por ka edhe nga ata që bëjnë gjëra ekstreme për kafshët e tyre. Në grupin e këtyre të fundit bën pjesë edhe Taylor Swift.

Taylor ka 3 mace që i do shumë dhe u ka vendosur emrat e yjeve të televizionit. Njëra quhet Olivia Benson, sipas yllit të dramës televizive “Laë & Order: SVU”. Macja tjetër e saj quhet Meredith Grey, sipas yllit të “Grey's Anatomy”. Ndërsa macja e tretë quhet Benjamin Button.

Ajo që duhet theksuar është se macja e këngëtares, Olivia Benson është më e pasur se shumë njerëz të famshëm, përfshi edhe disa prej motrave Kardashian.

Për shembull, pasuria e Kim Kardashian është 72 milionë dollarë, ndërsa pasuria e Olivia-s arrin në 97 milionë dollarë. Si mund të jetë një mace kaq e pasur? Epo, po flasim për macen e Taylor Sëift dhe sa për informacion, pasuria e këngëtares është mbi 360 milionë dollarë.

Këngëtarja i trajton macet si pjesëtare të familjes së saj. Olivia ka qenë pjesë e videoklipeve të Taylor dhe ka një profil të vetin në Instagram. Po ashtu, ajo ka qenë pjesë e reklamave të firmave prestigjoze. Kështu që, s'është çudi që të ketë një pasuri të tillë.

Shtuar më 06/05/2020, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori