Të gjithë po flasin për marrëdhënien e Era Istrefit me Julian Perreta, reagon këngëtaria (FOTO LAJM)

Era Istrefi dhe Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashku. Megjithatë ditën e djeshme, Julian pohoi se me Erën kanë vetëm një miqësi të ngushtë, teksa i përgjigjej një fansi.

Gjithashtu, një një tjetër story Perreta pohon se flet thuajse çdo ditë me mikeshën e tij, Erën. Këtë story, Era e ka ripostuar duke theksuar se e merr malli për shokun e saj të ngushtë.

Me sa duket edhe Era vetë sapo ka pranuar që me Julian janë vetëm shokë. Na mbetet të shohim në vazhdim nëse kjo miqësi është vetëm e tillë apo ka diçka më shumë.

Shtuar më 25/05/2020, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori