U prit me ceremoni shtetërore, presidenti italian në Tiranë: Shqipëria, rol të thelbësor në Ballkan

Presidenti Bajram Begaj priti sot me një ceremoni shtetërore homologun e tij italian, Sergio Mattarella, i cili ndodhet në Tiranë, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.

Ata po zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët në këto momente.

Begaj tha se Italia është mike e Shqipërisë, ndërsa falënderon vendin fqinj për mbështetjen që Italia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai shtoi po ashtu se Shqipëria mirëpritet rritjen e investimeve nga Italia.

“Ndamë sot mendimin se vizitat e shpeshta të niveleve të larta janë me rëndësi prioritete që i japin forcim nivelit të bashkëpunimit të dy vendeve. Italia mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer. Mirënjohës që Italia ka përcaktuar si prioritet mbështetjen e integrimit tonë në BE. Italia partneri ynë i parë tregtar. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë edhe në gushën e arsimit. Vlerësojmë dhe nxisim bashkëpunimin midis institucioneve tona universitare”, u shpreh Begaj.

Ndërkohë presidenti italian tha se Shqipëria ka rol të rëndësishëm në rajon.

“Është një gëzim i madh për vende si Italia që gjithmonë e kanë mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi shkëmbime të rëndësishme ekonomike që janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Marrëdhënia jonë e ndërtuar shtyllë e fortë e fuqishme për të rritur bashkëpunimin. Shqipëria ka impakt të rëndësishme në të gjithë rajonin. Shkëmbimi i kulturës dhe qytetërimit mes dy vendeve ka qenë konstant në të gjithë kohën. Arbëreshët në Itali kanë ruajtur kulturën e tyre”, u shpreh presidenti italian./albeu.com/