Të fikusar pas flokëve të Oriolës? Modelja sapo zbuloi sekretin dhe është kaq e thjeshtë (FOTO LAJM)
Me siguri teksa keni parë pozat e Oriola Marashit në Instagram, keni dëshiruar ndonjëherë me veten tuaj të kishit flokë po aq e të gjatë sa të sajët.

Rritja e flokëve mund të jetë problem për një pjesë të konsiderueshme të gjinisë femërore, duke marrë parasysh dëmtimin që i bëjmë me lyerjet e dekolorimet e shumta.

Mirëpo, duket se makthi mori fund pasi vetë Oriola ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të gjatë.

Për t’i rritur shpejt, ajo përdor ujin e fermentuarorizit, siç e përdorin gratë e Kinës Jugore.

Modelja ka dhënë “recetën” në llogarinë e saj në Instagram, ndaj merrni laps e letër të mbani disa shënime që mund t’ju hyjnë në punë.

“Uji i fermentuar i orizit është i pasur me antioksidantë, minerale të tilla si kalcium, magnez, hekur, vitaminë E, niacin, riboflavin dhe tiaminë.

Gratë Yao të Kinës Jugore pohojnë se përdorimi i shpërlarjeve të ujit të orizitfermentuarflokët e tyre, bën që flokët e tyre të rriten më shpejt dhe ruajnë ngjyrën e tyre natyrale edhe në pleqëri. Shumë nga këto zonja bukuroshe nuk shohin flokë gri deri në moshën 80 vjeç.

1-Zieva pak oriz dhe mbajta ujin që kullova prej tij.

2-Hodha ujin në një kavanoz dhe e lashë 2 ditë për t’u fermentuar. (uji të fermentohet në temperaturën e dhomës)

3-E vendosim në një shishe me spruc (mund të përdorni kapakun e locionit që përdorni për të fshirë pluhurat), të cilin e vendos kur të jem gati ta përdor. Duhet ta holloni, kështu që unë përdor gjysmën e ujit me oriz dhe gjysmën ujë të distiluar.

4-Pasi i laj, i lyej dhe flokët me të. I lë për disa minuta dhe më pas i shpërlaj.”

Shtuar më 04/04/2020, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori