Të famshmit që e nisën si dështakë (FOTO LAJM)

Akio Morita themelues i kompanise Sony
Koha është ajo që tregon dhe suksesin e arritur ose jo rreth një drejtimi të caktuar. Në jetën tonë suksesi dhe dështimi nuk janë matës absolut, por dy polet e një spektri të lëvizshëm.

Më poshtë janë dhënë historitë e personave që janë provë se një dështim sot jo domosdoshmërisht do të konsiderohet një dështim nesër. Koha është treguesi më i mirë gjatë një rrugëtimi jetësor, është ajo që të mundëson përdorimin e talnteve dhe realizimin e ëndrave.

Thomas Edison, është një shpikës i njohur për dështimet e tij të shumta, para arritjes së sukseseve, një nga mësuesit e tij i pati thënë: “Je shumë budalla për të mësuar”. Mirëpo, sot kushdo e njeh emrin e personit që shpiku llambën, edhe pse kjo i mori 1001 përpjekje derisa ia arriti. Durim i tij me këtë shpikje është një trupëzim i thënies së tij: “Nuk kam dështuar 10 mijë herë, por kam provuar 10 mijë mënyra që nuk kanë funksionuar”.

Walt Disney, kreu i mbretërisë më të madhe të animacionit në botë bëri një rrugë të vështirë. Në 1919-n ai u pushua nga “Kansas City Star”, pasi sipas redaktorit “i mungonte imagjinata dhe nuk kishte ide të mira”.

The Beatles, në paraqitjen e parë të tyre në audicionet e “Deça Records” më 1962, Dick Roëe i tha menaxherit Brian Epstein: “Grupet e kitarës kanë dalë nga moda”! Por që ato më pas arritën të shënohen në histori.

Herman Melville, vepra e tij “Moby Dick” nuk konsiderohej si kryevepër, ky ishte një publikim që i shkaktoi probleme financiare. Ai përdori pjesën më të madhe të kursimeve të tij për të publikuar romanin e dytë, “Pierre”, që gjithashtu nuk u prit mirë.

Soichiro Honda, inxhinieri nga i cili e ka marrë emrin kompania e njohur e makinave, fillimisht dështoi në gjetjen e një pune në firmën e Toyotas. Ndaj, ai vendosi të bënte skuterë në garazhin e tij. Pak dihet se periudha e papunësisë do të bënte që ai të krijonte një biznes miliarda dollarësh.

Van Gogh, pikturat e tij mund të kushtojnë miliona sot, por askush nuk i mori seriozisht gjatë jetës së piktorit. Në fakt, ai krijoi thuajse 900 piktura gjatë 10 viteve, por gjatë jetës së tij u shit vetëm njëra.

Taylor Swift, kur nisi ëndrën e saj ajo ishte vetëm 11 vjeç që më pas arriti të bërë një karrierë të mirë muzikore. Ajo ka mësuar t’u bjerë disa instrumenteve muzikore, ka pushtuar skenën e vendit dhe pop-rokut dhe ka në dorë një nga kompanitë më të fuqishme muzikore.

Stephen King, është autor i suksesshëm amerikan i librave horror dhe triller pati nevojë për ndihmën e gruas, Tabby, e cila e ndihmoi që ta bindte shtëpinë Doubleday të publikonte librin “Carrie”. Që atëherë, ai është autori i 19-të më i shitur i të gjitha kohërave.

Harland David Sanders, koloneli i preferuar nga “Kentucky Fried Chicken” duhet të bënte një luftë të fortë për të gjetur një recetë sekrete në botën e restoranteve. Ai u refuzua 1009 herë para se të zbulonte shijen e pulës së skuqur.

Charles Schultz, karikaturisti që i solli botës “kikirikët” (Peanuts) përjetoi refuzime në fillim të karrierës së tij. Asnjë nga karikaturat që bëri për kalendarin e shkollës së mesme nuk u zgjodh ndonjëherë për t’u publikuar. E, më vonë Disney e refuzoi kërkesën e tij për punë. Ai besonte se “nuk mund të bësh humor, pa qenë i lumtur”.

Elvis Presley, para se të arrinte majat në muzikë, menaxheri i Grand Ole Opy në Nashville i tha se do të ishte më mirë t’i kthehej punës së tij si shofer kamioni e jo të ndiqte karrierën muzikore.

J.K. Rowling, para se të realizonte suksesin e saj Harry Potter, ajo ishte në vështirësi financiare: një nënë e divorcuar që përpiqej t’ia dilte mbante.

Akio Morita, është themeluesi i kompanisë Sony konsiderohej një dështak, një kuzhinier orizi që digjte më tepër sesa gatuante. Por, pavarësisht shitjeve të pakta në fillim, ai e gjeti mënyrën për ta kthyer firmën në një kompani multimiliardëshe, siç e njeh bota sot.

Steven Spielberg, një nga prodhuesit më të mëdhenj të filmave më të suksesshëm në botë, por Universiteti i Kalifornisë Jugore refuzoi t’i jepte atij një rol në Shkollën e Teatrit, Filmit dhe Televizionit - madje tre herë.

Lady Gaga, diva njujorkeze e elektro-popit donte të ishte në qendër të vëmendjes që në fillim të karrierës së saj. Pasi u largua nga Shkolla e Arteve në Universitetin e Neë Yorkut për të ndjekur karrierën muzikore e për t’iu bashkuar “Def Jam Recordings”, qëndroi tre muaj në pritje për të firmosur, derisa filloi përsëri.

F. Scott Fitzgerald, autori i romanit “Getsbin e Madh”, në vitin 1925, që nuk u prit mirë nga lexuesi gjatë periudhës që ai jetonte, pas vdekjes së tij u shndërrua në vepër klasike e letërsisë.

Albert Einstein, i cili deri në moshën katërvjeçare nuk mund të fliste dhe të lexonte deri në moshën shtatëvjeçare. Mirëpo, këto sfida nuk e penguan atë nga çmimi Nobel në fizikë për zbulimin e efektit fotoelektrik dhe zhvillimin e teorisë së relativitetit.

Claude Monet, sa ishte në jetë nuk u vlerësua për punën e tij sot konsiderohet “princi i impresionistëve”.

Emily Dickinson, poetja që dështoi në fillimet e saj. Ajo la 1800 vepra të përfunduara, shumë pak prej tyre u botuan sa ishte gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori