Horror, gjenden mbetje njerëzore në një fabrikë, koka ishte e ndarë nga trupi

Një zbulim makabër ka shkaktuar trazira të mëdha në fabrikën e Ndërmarrjes Ndërkomunale për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta (DEDISA) në Akrotiri Chania.

Sipas Flashnews.gr, punëtorët në seksionin e ndarjes së mbetjeve, konkretisht në brezin nëpër të cilin kalojnë mbetjet e përziera, në një moment janë tmerruar kur kanë parë një qese nga e cila kanë dalë pjesë njerëzore, mes tyre edhe një kokë.

Punëtorët kanë njoftuar mbikëqyrësit e tyre dhe më pas janë njoftuar edhe autoritetet policore të cilët kanë shkuar në fabrikë.

Sipas të njëjtave informacione bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 30-40 vjeç, ndërsa autoritetet policore janë vënë në alarm për verifikimin e identitetit të të ndjerës dhe zbardhjen e rastit./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 17:48