"Të çmendur" për Maldives, mësoni disa detaje që ndoshta nuk i dini (FOTO LAJM)

Maldives janë cilësuar si një nga vendet më të bukura tropikale në botë, me rërën e bardhë dhe detin blu.

Deti blu i bën edhe më tërheqës ishujt Maldives, të cilat gjenden në Oqeanin Indian. Maldives janë ishuj tropikal dhe gjithsej janë 1192 ishuj të vegjël.

Mund të shijoni pamje të tilla çdo ditë të vitit në resortet e ndryshme në Maldives.

Vendodhja e ishujve tropikal të Maldives e bën më të veçantë nga ana kulturore, pasi gjendet në Oqeanin Indian dhe ka një larmi kulturore nga shtete si Afrika, Indonezia, Malazia, Sri Lanka, India dhe shumë shtete të tjera.

Maldives kanë një popullsi rreth 400 mijë banorësh dhe më pak se 300 prej 1192 ishujve janë të banueshëm. Ishujt e Maldives cilësohen si një nga vendet më paqësore në botë.

Maldives mund të bëhen edhe zhytje, ky sport është tepër i veçantë. Mund të zhyteni në ujërat e thella dhe blu të Oqeanit Indian dhe të shihni koralet e mrekullushme dhe gjallesat e ndryshme që gjenden aty, si për shembull breshkat.

Ishujt Maldives kanë diell pothuajse çdo ditë të vitit dhe kanë një temperaturë mesatare rreth 30 grade celsius.

Nëse jeni duke kërkuar për vende të tilla ky është padyshim vendi i duhur.

Maldives ndodhen shumë pranë ekuadorit dhe shumë prej këtyre resorteve kanë një temperaturë ideale tropikale. Shumë prej turistëve që do ta vizitojnë do të ngelen shumë të kënaqur nga klima tropikale.

Koha perfekte për të udhëtuar drejt Maldives është nga muaji Dhjetor dhe muajin Prill, pasi sasia e rreshjeve është teper e ulët dhe temperaturat janë tepër të favorshme si ditën ashtu edhe natën.

Shtuar më 27/05/2019, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori