Tayna u diplomua, Xum Allushi i "ndjell ters" (FOTO LAJM)

Reperja kosovare Tayna, ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe diplomën në dorë. “Momente lumturie dhe krenarie”- shkruan Tayna në mbishkrimin që shoqëron foton e postuar.

Këngëtarja sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për Shkenca Kompjuterike. Tayna ka marrë urime të shumta nga fansat, por komenti i komedianit Xum Allushi ka tërhequr shumë vëmendjen.

"Hajde per hajer ne call center tash", i komenton Xumi duke shkaktuar jo pak të qeshura tek fansat.
Shtuar më 18/06/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori