Taylor Swift merr masat, shet një nga aeroplanët e saj privat (FOTO LAJM)

Taylor Swift ka shitur një nga dy aeroplanët e saj dy ditë para se vendi të hynte në bllokimin e pandemisë.

Ajo u cilësua këngëtarja më e paguar në vitin 2019, duke shtuar luksin në jetën e saj në masë të madhe, shkruan Daily Mail.

Por, Taylor ka vendosur që ta shesë njërin aeroplan privat, pasi sipas TMZ, ajo ka nevojë për vetëm njërin prej tyre.

Aeroplani më i vogël të cilin Taylor raportohet të ketë blerë në 2012 kaloi përmes një transferimi të regjistrimit më 16 mars, nga SATA LLC në Nashville në një entitet të ri të quajtur BoneDoc Aviation LLC, siç tregohet nga të dhënat e FAA.

Nuk i dihet se sa ka paguar këngëtarja për aeroplanin Falcon 50 në kohën e blerjes dhe as sa e shiti atë.


Shtuar më 15/05/2020, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori