Rrahu mjekët gjatë detyrës, prangoset një 26 vjeçar në Vlorë

Një 26 vjeçar nga qyteti i Vlorës ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi mjekët gjatë detyrës.

Spëcialistët e Policisë e arrestuan në flagrancë shtetasin Xh.K, 26 vjeç.

Ai dyshohet se i kreu veprimet e dhunshme në poliklinikën e lagjes “Hajro Çakërri”.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com