Me lot në sy i ndarë nga shokët përcolli penalltinë e fundit, Callejon largohet nga Napoli me trofeun e parë (FOTO LAJM)

Shtatë vite te Napoli, por pa fituar kurrë asgjë.

Sulmuesi anësor spanjoll Jose Callejon, për çudi ka qenë gjatë tërë gjuajtjeve të penalltive larg shokëve të tij, moment i cili nuk ka mundur t’iu ikë medieve italiane që ishin në Olimpico në finalen e madhe.

Callejon që po e luan stinorin e fundit për Napolin, pas shtatë vitesh do të largohet nga San Paolo, ndërsa pas golit të shënuar të polakut Milik me ç’rast Napoli e fitoi trofeun e Coppa Italia, Callejon ra në gjunjë dhe nisi të qante. Për të ishte trofeu i parë me Napolin, andaj edhe u emocionua jashtëzakonisht shumë.


Shtuar 18.06.2020 14:30