Tashmë e shijojnë marrëdhënien publikisht, Arbana i shpreh hapur dashurinë Eduartit (FOTO LAJM)

Çifti më i ri i shoëbizzit shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj janë shumë të dashur për publikun shqiptar.

Edhe vetëm pak kohë kanë që e bënë publike lidhjen e tyre, Eduardi dhe Arbana si gjithmonë di të fitojë zemrat e publikut, prandaj edhe pse me një divorc dhe lidhje të re të dalë publikisht akoma vazhdon të jetë e preferuara e fansave të saj.

Teksa gjatë kësaj fundjave Arbana sëbashku me stafin e “Dua të të bëj të lumtur” ku bën pjesë dhe regjizori, Eduard Grishaj, ka udhëtuar drejt Thethit për regjistrimet e emisionit çifti ka publikuar foto dhe video nga ky vend turistik.

Ndërkohë në një nga fotot që Eduardi ka publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Arbana i ka lënë komentin më të bukur: Drita.

Ndërsa menjëherë edhe regjizori i ka kthyer komentin, duke i dërguar një zemër moderatores.

Shtuar më 27/10/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori