Tashmë del hapur, Jonida Vokshi publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Siç mund ta keni dëgjuar Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin për pritjen e ëmbël e konfirmoi vetë moderatorja në një mënyrë mjaft të veçantë, pasi u aludua për disa kohë në media.

Gjithsesi, po të hidhnim një sy në Instagram-in e saj, përveç disa fotove nga “Top Talent”, programi me të cilin është e angazhuar për momentin dhe ndonjë foto romantike pranë Besnikut, nuk kishim asnjë pamje të Jonidës me barkun e rrumbullakosur. Deri tani… Para pak minutash ajo ka postuar pikërisht këtë foto në rrjetin social:

Ku mund të shohim për herë të parë barkun e rrumbullakosur, pavarësisht se është veshur trashë, ashtu siç duhet në fakt duke marrë parasysh motin me borë që e rrethon. Gjëja tjetër që vihet re në foto është dhe buzëqeshja në fytyrën e Jonidës, që sigurisht e shoqëron kudo.

Tani duam më shumë foto të tilla!

Shtuar më 01/03/2020, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori