Tanku i fundit nazist në filmin e Brad Pitt (FOTO LAJM)

Tanku i fundit "Tiger" i trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore që është në gjendje pune, do të përdoret për xhirimin e skenave të filmit "Fury" (Tërbimi) me protagonist Brad Pitt. Tanku ndodhet në Muzeun e Tankeve në Bovington të Britanisë së Madh. Drejtuesit e muzeut thanë se kishin rënë dakort të lëshonin me qira mjetin vdekjeprurës për skuadrën e filmit të ri të Pitt, që flet për një rreshter ushtrie britanike që vepron pas vijës së nazistëve në një mision të posaçëm.

Richard Smith, drejtor i muzeut thotë se "Tiger" ishte njëra prej armëve më shkatërrimtare dhe më të frikshme e ndërtuar nga nazistët. Ai ishte në gjendje të shkatërronte tanket armiq në një distancë prej 2 kilometrash.

Kuratori i "armës vdekjeprurëse" thotë se makineria i është nënshtruar riparimeve të nevojshme, ndërsa thotë se nëpërmjet filmit, cdokush mund të kuptojë se çfarë ishte në gjendje të bëntë një armë e tillë.

Filmi "Fury" pritet të dalë në kinema tetorin e 2014-ës dhe në krah të Brad Pitt luajnë edhe Jason Isaacs dhe Shia LaBeouf. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2013, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori