Tanke, topa dhe "Apache", Greqia rreshton ushtrinë pranë kufirit me Turqinë (FOTO LAJM)
Ushtria greke zhvillon sot stërvitjen vjetore të quajtur "TAMS" disa
kilometra në
kufi me Turqinë duke angazhuar në të reparte të artilerisë si edhe të helikopterëve.
Nga fotot e shpërndara prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë duket se në këtë stërvitje janë angazhuar edhe helikopterët e avancuar "Apache", raporton albeu.com.
Stërvitja është duke u zhvilluar në zonën e Aleksandropulosit në Greqinë Lindore, vetëm pak
kilometra larg
kufirit me Turqinë.
Dy shtetet kanë patur raporte të tensionuara gjatë viteve të fundit për shkak kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor si edhe përplasjen që vijon për çështjen e ishujve.
Muajt e fundit ka patur mjaft incidente mes dy shteteve në
kufi, me akuza të ndërsjellta për të shtënat nga të dyja anët e
kufirit.
Greqia
akuzon Turqinë se i provokon në
kufi, ndërsa Turqia
akuzon grekët për kthim të paligjshëm të emigrantëve përmes lumit Evros dhe shkelje të të drejtave të tyre. /albeu.com
Shtuar më 11/06/2020,
ora 15:01