Prokuroria në RMV: Të gjitha akuzat për Klinikën e Onkologjisë do të hetohen, kryerësit e veprave penale do të përndjeken

Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të kompetencave të tyre ligjore, intensivisht ndërmarrin veprime për të hetuar akuzat për vepra të kryera penale në lidhje me trajtimin e pacientëve dhe punës në Klinikën e Onkologjisë, dhe në atë kontekst informojnë se tashmë janë dhënë urdhrat adekuate për analizë të kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike të mara, si dhe se organet hetuese hetojnë të gjithë personat për të cilët kanë njohuri se kanë kryer për veprime të jashtëligjshme.

“Në këtë kontekst, informojmë publikun se tashmë janë lëshuar urdhrat përkatës për analizimin e kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrolleve. Autoritetet hetimore marrin në pyetje të gjithë personat që kanë dijeni për veprime të paligjshme. Prokuroria Themelore Publike Shkup do të formojë një ekip ekspertësh të cilët do të analizojnë dokumentacionin mjekësor për menaxhimin e pacientit dhe administrimin e terapisë. Ministria e Punëve të Brendshme, si organ për zbulimin e autorëve të krimeve, ndërmerr veprime të tjera që për momentin nuk mund të ndahen me publikun, por me synim të drejtpërdrejtë – arritjen e së vërtetës dhe përgjegjësisë së mundshme penale. Në të njëjtin moment kur për një person të caktuar do të sigurohen prova të mjaftueshme për dyshimin e bazuar se ka kryer krim, prokuroria do të informojë opinionin”.

“Të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e kësaj teme për një numër të madh të qytetarëve të shqetësuar, apelojmë që të përmbahen nga paragjykimi i parakohshëm i rrjedhës së procedurës dhe përgjegjësisë së çdo personi. Përhapja e informacionit të paverifikuar dhe shkelja e prezumimit të pafajësisë mund të dëmtojë seriozisht procedurën dhe të pengojë dëshmitarët të bashkëpunojnë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./shenja