Njihuni me macen më unike në botë, sytë e saj janë kaq të veçantë (FOTO LAJM)

Olive është një mace orientale shumë e rallë. Ajo vuan nga një sëmundje e njohur si “sectoral heterochromia iridis”, e cila prek zakonisht macet e bardha për shkak të nivelit të ulët të melaninës që ndodhet në to.

Rezultati i kësaj sëmundjeje janë sytë me dy ngjyra. Konkretisht, macja e veçantë ka sy me ngjyrë gjysmë blu dhe gjysmë kaf.

Pronarja e Olive, Kim nga Derby, Mbretëri e Bashkuar, thotë se nuk e kishte aspak idenë se sa të veçantë do të ishin sytë e maces, pasi ajo e bleu kur ishte vetëm një kotele. 50-vjeçarja u shpreh:

E bleva kotelen në një sajt ku shiteshin kafshët, në internet. Po kërkoja për një mace tjetër që t’ia shtoja familjes time dhe t’i bëja gjithsej 4 mace. Po kërkoja për një krijesë që të ishte e gjallë, e lëvizshme dhe të përshtatej me të tjerët. Nuk e zgjodha aspak prej ngjyrës së syve. Ishte shumë errësirë kur e zgjodha dhe pronarja më tha se kur ta shikoja, sytë e maces mund të mos më pëlqenin. Nuk e di se si përfunduan me këtë ngjyrë”.
Olive është vërtetë një mace e bukur dhe e veçantë, e pa dyshim që pronarja e saj është mjaft me fat që e ka.


Shtuar 27.01.2020 11:54