Takohen sërish, romancë mes DiCaprio dhe Rihanna-s (FOTO LAJM)

Edhe më herët është përfolur për një romancë të fshehur mes DiCaprio dhe Rihannas, por duket se paparacët po na japin prova konkrete. Ata janë shfaqur sërish bashkë dhe thashethemet i mëshojnë faktit se ata janë lidhur së bashku.

Rihanna dhe Leonardo DiCaprio vijojnë duke u takuar sërish, kësaj here në një party “rastësor” Hollywood-i. Ata janë fotografuar duke hyrë në ambjentet e një lokali dhe të pranishmit në festë kanë pohuar se janë parë pranë njëri- tjetrit.

Këngëtarja 26-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar, kanë qenë në të njëjtin lokal për të festuar ditëlindjen e një prej miqve të tyre të përbashkët.

Aktori njihet për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta, e ndërsa pak javë më parë u nda nga një modele. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2015, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori