Tahiri takohet në zyrën e Ministrisë me Ditmir Bushatin dhe Eduard Shalsin (FOTO LAJM)

Zhvillime të tjera në Ministrinë e Brendshme, pas lajmit të sotëm për largimin e ministrit Tahiri. Mbrëmjen e sotme, Tahiri është takuar në zyrën e tij me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe deputetin Eduard Shalsi (sikurse shihen fotot e realizuara nga Gazeta Shqiptare), ndërsa më herët në dreke ka patur një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Ndërsa në media është bërë publik informacioni për një takim urgjent që Edi Rama ka ndërmarrë paraditen e nesërme me disa nga ministrat e qeverisë së tij, njëherësh drejtues të fushatës në qarqet e vendit.

Ndërsa përfliten largime të tjera nga qeveria, mbetet enigmë çfarë ka biseduar sot Tahirizyrën e ministrisë me Ditmir Bushatin dhe Eduard Shalsin./Albeu.com/


Shtuar më 11/03/2017, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori