Tabaku: Këto nuk janë as zgjedhje as votime, pjesëmarrja tregon të vërtetën (FOTO LAJM)

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me tabelën e zgjedhjeve të bërë publike nga Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve, ku deri më orën 10 të paradites së sotme, kanë votuar vetëm 12% e popullsisë.

Sipas Tabakut kjo është një gënjeshtër e trashë, pasi maxhoranca vetë voton dhe vetë numëron.

"Këto nuk janë zgjedhje as votime.Farsa vazhdon dhe do të jetë edhe më qesharake kur të na paraqesin një realitet tjetër. Shqiptarët po bojkotojnë ndërsa mazhoranca vazhdon të prodhojnë shifra nga fabrika e propagandës", shkruan Tabaku.

Postimi i plotë i Tabakut

Sipas KQZ pjesëmarrja në orën 10 është 12 përqind ekzaktësisht sa në 2017 si tregon dhe vetë faqja e KQZ. Gënjejneë dhe trashë, dhe kur numërojnë vetë, votojnë vetë, përsëri kanë nevojë të gënjejnë! Këtë përqindje e ka pasur vendi kur kandidonin dy alenaca të mëdjha dhe një parti e tretë.

Këto nuk janë zgjedhje as votime. Punëtorë të administratës të detyruar për të shkuar në votime për të mos humbur vendin e punës!

Farsa vazhdon dhe do të jetë edhe më qesharake kur të na paraqesin një realitet tjetër. Shqiptarët po bojkotojnë ndërsa mazhoranca vazhdon të prodhojnë shifra nga fabrika e propagandës.


Shtuar më 30/06/2019, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori