Surprizë! Tolgahan vjen në Kosovë dhe bëhet publike data (FOTO LAJM)

Pas vizitës që bëri në Shqipëri, Tolgahan Sayisman do të vizitojë Kosovën.
“Prive.al” shkruan se aktori do të vijë këtë të mërkurë dhe ende nuk dihet arsyeja e vizitës.

Mësohet se ai do të vizitojë Prizrenin dhe të gjithë fansat e tij do të kenë mundësi ta takojnë.
Kujtojmë se ai vizitoi Shqipërinë në vitin 2018 dhe kërceu një vals emocionues në spektaklin “Dancing With The Stars” së bashku me partneren e tij Almeda Abazi.

Pas largimit ai u shpreh se vendi ynë i kishte pëlqyer shumë dhe këtë e tregoi publikisht edhe në rrjetet e tij sociale.

Disa muaj më parë Tolgahan u bë baba për herë të parë dhe në jetë erdhi djali i tij.

Ai vendosi që të birin ta bëjë pjesë edhe të filmit që ka nisur të transmetohet së fundmi në Turqi dhe mban titullin “Kampion”.
Shtuar më 23/09/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori