Makina bie në përrua, humbin jetën 4 persona në Turqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Rizë të Turqisë.

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ran ë një përrua.

Sipas mediave turke, në aksidentin e ndodhur në rrugën për në Kaptanpasha, drejtuesi i mjetit me targë 34 KB 8639, H.B. 54 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë në përrua.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë ekipet e policisë dhe emergjencës, ndërsa u bë i mundur nxjerrja e të gjitha trupave të pajetë, por edhe të mbijetuarit nga ky aksident fatal, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore./albeu.com/


Shtuar 30.04.2023 08:18