Zaev pas shtyrjes së dorëheqjeve: Të ruajmë shumicën parlamentare

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas mbledhjes së sotme të LSDM-së ku u vendos shtyrja e dorëheqjeve të tij, tha për mediet se e ka bërë për të ruajtur shumicën parlamentare.

“Definitivisht bëhet fjalë për prolongim të përkohshëm për shkak të tentimit për t’u ruajtur shumica parlamentare në anën e LSDM-së”, tha Zaev për vendimin e partisë për të shtyrë dorëheqjet e tij nga kreu i qeverisë dhe kreu i partisë.

“Edhe një herë e përsëris, mbrëmjen e 31-shit, kur njoftova për dy dorëheqjet thashë se mbetem për një periudhë, që të përkushtohem në mbajtjen e shumicës parlamentare, nëse mundet kjo shumicë parlamentare të zgjerohet. Ditët janë para nesh, gjithsesi këtë do ta mësojmë të gjithë”, tha Zaev./albeu.com