Mblidhet KAS, shqyrtohet ankesa e Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

Eshtë mbledhur këtë mesditë  Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku edhe po shqyrtohet ankesa e grupit të Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje.

KQZ vendosi mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi i jep tagër përfaqësuesve për regjistrimin dhe se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe ankimimi i bërë nga Sali Berisha. Relator i çështjes u caktua Ledio Braho
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ankimoi në KAS vendimin e dhënë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së.

Ankimimi vihet re se është firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së. Ndërkaq dje, Berisha konfirmoi koalicionin me Partinë e Lirisë. Ai tha se opozita do të finalizojë koalicionin./albeu.com/