Superluksoze! Blero zbulon pamje të tjera nga shtëpia e tij (FOTO LAJM)

Para dasmës madhështore që zhvilluan më 21 shtator, Blero dhe Afrona shpenzuan një shumë marramendëse për të blerë një shtëpi të re.

Shtëpia e tyre ndodhet në një kompleks të mbyllur në Prishtinë dhe ka vlerën 350 mijë euro.

Ajo është super luksoze dhe Blero herë pas here zbulon pjesë të saj.

Pak ditë më parë zbuloi pishinën gjigante dhe sot e ka radhën dhoma e gjumit.

Në mungesë të Afronës, Blero po e kalon këtë të premte me vajzën e tij Tara teksa shohin një film të animuar.

Nga videot që ka publikuar Blero në Instastory shihet se dhoma është e gjitha e bardhë dhe në mes ndodhet televizori gjigant.

Kujtojmë se pak ditë më parë Blero tregoi se nuk po bashkëjeton ende me Afronën, pasi ajo është e zënë me punë dhe ndodhet në Zvicër.
Shtuar më 19/10/2019, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori