Super-batutat e Ermal Mamaqit (FOTO LAJM)

Batutat e fushatës në rrethe: - Ç’kemi? Nga ishe? Nga po shkon? Ore sa e ke rrogën? Wellcome to Albania!
- Jemi nis për Elbason. Koncerti fillon në 07:00. Kush do të na ofendojë, të na gjuajë me ndonjë ballokume.
- E bre, ini mir ini? Do vemi të hamë ndonjë kërrnacë në Korçë! Kush do me ardh të marrë nai birrë me vete. Kujdes, vetëm birra “Korça”!
- Rrugës për Gjirokastër. Koncerti fillon në 07:00, po ne do e pimë i kafe te Uji i Ftohtë në Tepelenë. Kush do më qerasë, të flasë!
- Sot jemi në Lezhë. A di ndonjëri ndonjë vend që hahet ndonjë gjë e mirë, që vetëm vlonjatët dinë ta bëjnë? Të fala keni nga Mallakastra!
- Po ikim në Kukës se nuk shtyhet kështu! Vdes për bregdetin e Kukësit! E ka njeri telekomandën ta fiki këtë shiun me?
- Nesër jemi Dibër, në orën 11:00. Kush është dibran i mirë të na bëjë ndonjë pjatë me jufka, ta marrim me vete?
- Një shoku im po rrifte gruan 2 orë. Mbas 2 orësh i kthehet gruja dhe i thotë: Po boll o burrë se u lodhe! Ç’kemi mirë?
Pas largimit nga Apartamenti 2XL mungesa e batutave ndjehet shumë. Por Ermal Mamaqi të bëjë për të qeshur e ka stil jete, ndaj e gjen gjithmonë mënyrën për të shfaqur anën e tij gazmore. Edhe pse ai ka pohuar se do t’i përkushtohet më seriozisht muzikës pasi ka publikuar klipin "Do të vij të dielën" me Dr. Florin, Ermali është një nga këngëtarët e zgjedhur të Partisë Demokratike për koncertet që po mbahen gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Çdo koncert dhe udhëtim me politikanët dhe këngëtarët e tjerë të fushatës; Vedat Ademi, Soni Malaj, Dr.Flori, Elvana Gjata, Vesa Luma, Renis Gjoka, Eni Koçi etj., ai i shoqëron me batuta dhe komente plot humor duke i ndarë me fansat e tij virtualisht si në një ditar humoristik.

Kemi shkëputur disa prej batutave të fushatës sipas këndvështrimit të Mamaqit, të cilat mund ti shijoni në foto-galerinë e mësipërme.../albeu.com/
Shtuar më 01/06/2013, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori