Sulmohen dhe vidhen zyrat e Plusinfo (FOTO LAJM)

Zyrat e Plusinfo
Plaçkiten zyrat e Plusingo nga persona të panjohur, të cilët kanë mundur të vjedhin thuajse gjithçka.

E fundit që ka qenë prezent në zyre, mbrëmë në orën 21 e 30 ka qenë foto raportuesja Elena Geroska. Ajo është kthyer nga ngjarja para selisë së VMRO-DPMNE-së, i ka përpunuar fotografitë nga ngjarja dhe pastaj është larguar. Në mëngjes, kur Geroska ka shkuar në vendin e punës rreth orës 09:00, ka parë skenën e dhunës.

Pas alarmit të redaktorëve, ngjarja menjëherë është paraqitur në polici.

Përveç se janë vjedhur 4 lap-topë dhe një notebook, është vjedhur edhe një pjesë e madhe e mjeteve të fotografimit dhe dy kamera.

Redaksia e Plusinfo dyshon se foto-raportuesja Geroska është ndjekur pas eventit për 25-vjetorin e VMRO-DPMNE dhe se janë futur qëllimisht në redaksi për të shkaktuar dëme dhe për të trembur gazetarët. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2015, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori