Sulmi terrorist në hotelin luksoz, policia shpëton 150 pengje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një sulm terrorist ka ndodhur në Hotelin Interkontinental të Kabulit, ku janë marrë pengje dhe shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë, pasi ndërtesa në kryeqytetin afgan u përfshi nga zjarri, banorët dhe stafi ikën.

Isis dyshohet të jetë pas gjakderdhjes, e cila erdhi pas mizorive të shumta nga militantët e saj në Afganistan dhe sulmet ndaj hoteleve anembanë botës, përcjell albeu.com

Menaxheri i hotelit, Ahmad Haris Nayab, i cili u arratis tha se sulmuesit kishin hyrë në pjesën kryesore të hotelit.

Disa njerëz u vranë dhe të paktën gjashtë të plagosur u rregjistruan, megjithatë, zyrtarët nuk dhanë detaje të tjera mbi numrat e viktimave.

Sipas një dëshmitari, i cili nuk donte të bëhëj publik sulmuesit morën peng stafin e hotelit dhe të ftuarit, rreth 150 persona.

Ai tha se disa të huaj ishin midis mysafirëve të hotelit, por nuk ishte e qartë se çfarë ishte nacionaliteti i tyre.

Hotel Intercontinental, i vendosur në një kodër dhe i mbrojtur si shumica e ndërtesave publike në Kabul, ishte sulmuar më parë nga luftëtarët talebanë në vitin 2011. /albeu.com/





















Shtuar më 21/01/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori