SULMI/ Londinezët mesazh terroristëve, ja çfarë i shkruajnë (FOTO LAJM)

Një ditë pas sulmit terrorist i cili tronditi Londrën, pasi 5 persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë mbetën të plagosur, londinezët kanë vendosur t'i përcjellin disa mesazhe terroristëve">terroristëve.
Ata kanë shkruar në stacionin e trenit në nëntokë se asnjë terrorist nuk mund ta sulmojë Londrën.

"Kjo është Londra. Ju mund ta sulmoni qytetin tonë, ju kurrë nuk do ta shkatërroni jetesën e gjeneratave tona", shkruan një qytetar duke shënuar datën dhe orën e shkrimit.

"Të gjithë terroristëve">terroristëve u kujtojmë me mirësjellje se, KJO ËSHTË LONDRA, dhe çfarë do që të na bëni, ne do të pimë çaj dhe do të vazhdojmë më tej. Faleminderit", shkruhet në një postim tjetër.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani janë arrestuar 7 te dyshuar për lidhje me terroristin i cili mbeti i vrarë pas sulmit. /albeu.com/



Shtuar më 23/03/2017, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori